Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURELiqeni akullnajor i Gramozit në Kolonjë

Liqeni akullnajor i Gramozit në Kolonjë

 Të pasionuarit pas alpinizmit vizituan fundjavën që lamë pas liqenin akullnajor në malin e Gramozit në Kolonjë.

Bashkia e Kolonjës ndau sot në rrjetet sociale momente nga ngjitja e një grupi të rinjsh nga Korça në malin e Gramozit, udhëtim që zgjati rreth 9 orë ngjitje-zbritje.

“Në majë të Gramozit, në liqenin akullnajor, aty ku çdo gjë është perfekte. Disa prej të rinjve të Korça Alpin ditën e djeshme kanë ngjitur malin e Gramozit, për të shijuar bukuritë natyrore e promovuar ato”, u shpreh bashkia e Kolonjës.

Sipas bashkisë, shtegu filloi nga fshati Kreshovë, Kolonjë dhe ishte i gjatë rreth 18 km, me një disnivel prej rreth 1200 m.

Mali i Gramozit me liqenin e tij akullnajor, monument natyre në një lartësi prej 2523 m mbi nivelin e detit është një nga atraksionet më të vizituara në Ersekë. Reshjet e borës dhe të shiut janë ushqimi kryesor i këtij ujëmbledhësi.

Përreth ka bimësi të larmishme natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike. Të pasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto mjedise të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments