Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITurizmi i qëndrueshëm dhe bujqësia, në “South Outdoor Festival”

Turizmi i qëndrueshëm dhe bujqësia, në “South Outdoor Festival”

Turizmi i qëndrueshëm dhe bujqësia ishin ndër të tjera tematika kryesore të forumit të organizuar në “South Outdoor Festival” nga GIZ Shqipëri dhe Ambasada Gjermane Tiranë, në kuadër të 35 vjetorit të Bashkëpunimit Gjermano-Shqiptar për Zhvillim.

Zyr e GIZ në Shqipëri bën të ditur se, ishte frymëzuese të dëgjonim mbi këtë rrugëtim nga Kreu i Bashkëpunimit Gjerman në Shqipëri, Dr. Judith Hoffmann, dhe historitë e bashkëpunëtorëve dhe përfituesve të GIZ në turizmin rural dhe bujqësi.

Me qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor në fshatrat e bregdetit jonian, si një kombinim i turizmit të detit me atë të traditës e aventurës, turistët vendas dhe të huaj e kthyen jugun e Shqipërisë në një arenë festimesh e argëtimesh.

“South Outdoor Festival” këtë verë ofroi për turistët mbi 40 aktivitete të ndryshme, kampingje, aktivitet nga ajri, deti, ecje në natyrë për turistët e aventurës dhe mjaft aktivitete kulturore, ku përveç bregdetit turistët njihen edhe me historinë dhe trashëgiminë kulturore.

Gjithashtu u ofruan mbi 30 aktivitete për fëmijë me ëorkshop-e, forume dhe lojëra të ndryshme, ku nuk mungojnë në mbrëmje koncertet dhe festat nën tingujt e artistëve dhe DJ vendas dhe ndërkombëtarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments