Qyteti i Tiranës, me ndryshimet që po pëson dita-ditës dhe mundësive të shumta për argëtim, po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion turistik për qytetarë, jo vetëm nga vende fqinje, por edhe vende të largëta.
Ka nga ata që udhëtojnë në fundjavë drejt Tiranës, për të vizituar kryeqytetin shqiptar, por edhe për të kryer disa shërbime mjekësore, çka është një mundësi e mirë edhe për ekonominë e qytetit
Shifrat tregojnë se numri i turistëve që vizituan Tiranën në 2022 arriti mbi 4 milionë, kur në 2015 vizitohej vetëm nga 100 mijë turistë. Fluksi në rritje shtron edhe nevojn për ngritjen e më shumë njësive akomoduese.
Tirana konsiderohet një destinacion relativisht i lirë. Tirana listohet si destinacion interesant për kulinarinë, jetën e natës, etj. Ajo ka potencial zhvillimi shumë të madh nëse konsiderojmë treguan aziatik,të cilët janë edhe pak më afatgjatë në vizitat e tyre në rajon.
Atraksionet më të vizituara nga turistët në kryeqytet janë: Sheshi ‘Skënderbej’, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës, Xhamia e E’them Beut, Kulla e Sahatit, Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i Kulturës, BunkArt 2, Muzeu i Përgjimeve ‘Shtëpia me Gjethe’, Instalacioni ‘Cloud’, Varri i Kapllan Pashës, Ura e Tabakëve, Pedonalja ‘Murat Toptani’, Memoriali ‘Post Bllok’, Blloku, Parku i Madh i Liqenit Artificial, Sheshi ‘Nënë Tereza’, BunkArt 1, Parku Kombëtar i Dajtit, etj.
Strategjia e turizmit 2023-2027 për Tiranën ka për synim që kryeqyteti të kalojë nga një destinacion për vizita afatshkurtra, në një zgjedhje për të qëndruar më gjatë.
Këtë vit si Qyteti Evropian i Sportit, Tirana ka zhvilluar një numër të lartë aktivitetesh, shumë prej të cilave janë zhvilluar dhe më pjesëmarrjen e të huajve. ATSH