Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPutin i gatshëm për një telefonatë me Scholz

Putin i gatshëm për një telefonatë me Scholz

Presidenti rus, Vladimir Putin është gati për një bisedë të re telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz për luftën në Ukrainë, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov. “Deri më tani, Scholz nuk ka telefonuar dhe nuk ka iniciuar një bisedë të tillë”, tha Peskov, në përgjigje të deklaratave të kancelarit se ai do të bisedonte me Putinin në kohën e duhur. “Është e nevojshme të flasim”, tha Peskov. Presidenti Putin mbetet i hapur për dialog, por sigurisht që ndjek qëllimin themelor të mbrojtjes së interesave të qytetarëve tanë”, shtoi ai. Sipas Kremlinit, Putin dhe Scholz folën për herë të fundit në telefon për rreth një orë, më 2 dhjetor 2022, një telefonate e iniciuar nga Berlini, ku u trajtua situata në Ukrainë dhe pasojat e luftës. Scholz më herët tha për gazetën “Kölner Stadt-Anzeiger” se në fund do të nevojitet një marrëveshje midis qeverive në Moskë dhe Kiev në lidhje me luftën e nisur nga Kremlini, vitin e kaluar. “Biseda e e fundit telefonike me shefin e Kremlinit ishte disa kohë më parë. Por, unë synoj të flas përsëri me Putinin në kohën e duhur”, tha Scholz. Deklarata e tij tërhoqi vëmendjen pasi pikëpamjet ndryshojnë nëse bisedimet me Putinin kanë ende kuptim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments