Thursday, April 24, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBiden shpall strategjinë kundër antisemitizmit

Biden shpall strategjinë kundër antisemitizmit

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi strategjinë e parë kombëtare për luftë kundër antisemitizmit, tha Shtëpia e Bardhë. “Kjo strategji përfshin mbi 100 veprime të reja që administrata do të ndërmarrë për të rritur ndërgjegjësimin për antisemitizmin dhe kërcënimin e tij ndaj demokracisë amerikane, për të mbrojtur komunitetet hebraike, për të mënjanuar normalizimin e antisemitizmit dhe për të ndërtuar solidaritetin ndërkomunitar”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Ndryshe, Biden krijoi Komitetin e Politikave Ndërinstitucionale për Antisemitizmin, Islamofobinë dhe Format e Përafërta të Paragjykimeve dhe Diskriminimit, të udhëhequr nga Këshilli i Politikave të Brendshme të Shtëpisë së Bardhë dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Si detyrë e parë, Biden e ngarkoi grupin të prodhonte strategjinë e parë kombëtare të SHBA-së për të luftuar antisemitizmin në vend. Strategjia kombëtare propozon një plan gjithëpërfshirës shoqëror që përballet me përshkallëzimin aktual të urrejtjes dhe hedh themelet për reduktimin e antisemitizmit me kalimin e kohës. Strategjia gjithashtu bën thirrje për përmirësimin e sigurisë për komunitetet hebreje, duke kundërshtuar normalizimin e antisemitizmit dhe diskriminimit antisemitik. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ