Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETACensi i pelikanëve, bashkëpunim me ekspertë dhe vullnetarë

Censi i pelikanëve, bashkëpunim me ekspertë dhe vullnetarë

Nis sot “Censi i Pelikanëve” në 7 drejtoritë rajonale të Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim edhe me ekspertë ornitologë, organizata mjedisore, shoqëri civile, si edhe vullnetarë të shumtë. Procesi i numërimit kryhet në vendet e paracaktuara për këtë qëllim. Monitorimi në mënyrë sistematike i pelikanëve në vendin tonë, shpërndarja gjeografike dhe dallimi i zonave, për nga numri i popullatave, i shërbejnë në vazhdimësi konceptimit të strategjisë, apo politikave kombëtare për ruajtjen e tyre dhe të habitateve. Censi i pelikanëve në Shqipëri është realizuar për herë të parë në vitin 2020, në formën e censit kombëtar të pelikanëve, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe realizuar nga punonjësit e AdZM-ve. Prej 3 vitesh tashmë vijon të realizohet me përgjegjshmëri, e ndjekur nga të gjitha protokollet përkatëse. Censi i pelikanëve në Shqipëri në 2022 u realizua në 32 pika numërimi, pothuajse në të gjitha zonat e njohura në vend, si frekuentues me folezimin, apo me prezencën e tyre, nga pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) dhe pelikani rozë (Pelecanus onocrotalus). atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments