Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBE krijon platformën e informacionit të financave të korporatave

BE krijon platformën e informacionit të financave të korporatave

Negociatorët në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian ranë dakord dje në mbrëmje në Bruksel për të krijuar platformën e informacionit të financave të korporatave, (European Single Access Point- ESAP), sipas një deklarate. Pas disa vitesh, baza e të dhënave ESAP do të ofrojë një pikë të vetme aksesi për informacionin publik financiar, të lidhura me qëndrueshmërinë rreth kompanive të BE-së dhe produkteve të investimeve të BE-së”, thuhet në deklaratë. “Ne jemi gati të krijojmë një platformë e cila do ta bëjë shumë më të lehtë gjetjen dhe krahasimin e produkteve dhe kompanive të investimeve, duke përfshirë SME-të, të cilat janë të qëndrueshme dhe që kanë një të ardhme të ndritshme financiare. Kjo do t’i ndihmojë bizneset evropiane të bëhen edhe më tërheqëse për investitorët”, tha ministrja suedeze e Financave, Elisabeth Svantesson. “Qasja falas, miqësore për përdoruesit, e centralizuar dhe dixhitale ndaj informacionit financiar dhe të qëndrueshmërisë të bërë publike nga kompanitë evropiane, duke përfshirë kompanitë e vogla, do të lehtësojë procesin e vendimmarrjes për një gamë të gjerë investitorësh”, thuhet më tej në deklaratë. Kjo bazë të dhënash ka për qëllim të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të Unionit të Tregjeve të Kapitalit, i cili ka të bëjë me reduktimin e pengesave burokratike midis shteteve evropiane, për shembull për t’u ofruar kompanive më shumë mundësi për të mbledhur para. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments