Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Antigonea” për vizitorët vendas e të huaj

“Antigonea” për vizitorët vendas e të huaj

Çelet “Porta e beharit turistik” në sitin arkeologjik të Antigonesë në Gjirokastër. Prefekti i Qarkut Gjirokastër, Odise Kote, në ditën e diversitetit kulturor në Parkun Antigone, ka dhënë mesazhin e qartë se, zbulimi dhe rizbulimi i thesareve të trashëgimisë historike e kulturore është pjesë e rëndësishme e ruajtjes, e zhvillimit të identitetit kombëtar, e njohjes së vetvetes. “Pranimi i dimensionit kulturor të tjetrit është një nga vlerat më emancipuese të qytetërimit shqiptar, vlerë që ka sjellë harmoni, mirëkuptim e bashkëjetesë shembullore në botën shqiptare”, ka shkruar prefekti i Qarkut Gjirokastër, në rrjetet sociale, ku dhe bëri ftesë për zbulimin e hireve e stolive të Parkut të Antigonesë, një nga kërshëritë përvëluese të vizitorëve vendas, të botës shqiptare e të huaj. Antigonea, me sipërfaqe 45 ha, territor mbi 90 ha, qytetërim i shekullit III para Krishtit, është një nga atraksionet më të rëndësishme të rajonit e krejt Ballkanit. Në ceremoninë e çeljes së “Portës së beharit turistik”, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi. Me këtë rast ishte përgatitur një shfaqje me këngë e kostume tradicionale si dhe një minipanair me prodhime ushqimore të zonës si dhe punime artizanale. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments