Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEU4Culture panair të artizanatit në Rrogozhinë

EU4Culture panair të artizanatit në Rrogozhinë

“Rivendosja e Traditës Artizanale” (Recraft the past, build the future) është panairi i organizuar nga EU4Culture në qytetin e Rrogozhinës. Në panairin dedikuar artizanatit, kryesisht qëndismave, kanë marrë pjesë edhe nxënës të shkollave 9-vjeçare e atyre të mesme të zonës, të cilët kanë sjellë punime të dala nga duart e tyre. Ata kanë sjellë në panairin e Rrogozhinës qëndisma, punë me grep, piktura si dhe punime të realizuara me materiale të riciklueshme. Qëllimi i panairit është ruajtja e traditës shqiptare në artizanat dhe trashëgimi brez pas brezi i saj. EU4Culture është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, që ka nisur prej janarit të vitit 2021 dhe që do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024. Ky program mbështet sektorin kulturor e krijues, me një përqendrim të veçantë në qytete jo qendrore, të Evropës Lindore. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments