Më shumë se një vit pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, nuk ka asnjë shenjë që presidenti rus, Vladimir Putin të jetë dobësuar, sipas shërbimit sekret gjerman. “Nuk ka të çara të dallueshme në sistemin e kontrolluar nga Putini”, tha dje në mbrëmje kreu i Shërbimeve Sekrete të Jashtme Gjermane (BND), Bruno Kahl, në Akademinë Federale për Politikat e Sigurisë (BAKS), në Berlin. “Rusia ka qEnë në pozicionin për të ndërprerë luftën për një kohë të gjatë, me ushtarët e saporekrutuar. Kjo vlen edhe për armatimin dhe municionet”, tha Kahl. “Rreth 14 ditë para fillimit të luftës, ne zbuluam gjithashtu fenomene që nuk mund të interpretoheshin në mënyrë tjetër. Rusia nisi pushtimin e plotë më 24 shkurt 2022”, tha ai. Kahl hodhi poshtë kritikat se shërbimet sekrete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe prisnin një sulm shumë më herët se BND-ja, duke thënë se shërbimet sekrete parashikuan probabilitetin e luftës bazuar në vëzhgimet e tyre. BND, nga ana tjetër, theksoi se vendimi për të sulmuar do të merrej përfundimisht nga Putini. atsh
Shërbimet sekrete:Putin nuk është dobësuar pas 15 muajsh luftë
RELATED ARTICLES