Kalaja e Gjirokastrës u kthye për katër ditë me radhë në një skenë festive për fëmijët e të rinjtë e moshave të ndryshime. Muzika klasike nën magjinë e tingujve të pianos, violinës, kitarës, flautit, violinçelit apo muzikës së dhomës e luajtur me pasion nga të rinjtë solli emocione të shumta në edicionin e dytë të të konkursit ndërkombëtar “Tempo”. Pjesë e këtij konkursi u bënë më shumë se 200 instrumentistë të vegjël nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe pjesëmarrës nga jashtë Shqipërisë të cilët plot talent interpretuan repertorë të ndryshëm në Kalanë e Gjirokastrës. Të rinjtë konkuruan në disiplinat e ndryshme në edicionin e dytë të konkursit ndërkombëtar “Tempo” organizuar nga GjiroClassica e Bashkia Gjirokastër, event i cili u ndoq edhe nga vizitorë vendas dhe të huaj. Gjatë këtij edicioni të rëndësishëm të muzikës klasike u ndanë edhe çmime të ndryshme për të rinjtë pjesëmarrës. atsh