Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREITALI – Stuhitë shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme në bujqësi

ITALI – Stuhitë shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme në bujqësi

Fermerët italianë kanë paralajmëruar për rrezikun e dëmeve të rënda afatgjata në bujqësi, në rajonin e Emilia-Romagna pas stuhive dhe përmbytjeve të fundit. “Korrja e frutave në rajonin e Adriatikut mund të ndikohet rëndë për katër deri në pesë vitet e ardhshme”, tha shoqata bujqësore “Coldiretti”. “Plantacione të tëra do të duhet të shkulen dhe më pas të mbillen përsëri”, shtoi ai. Sipas Coldiretti, kjo do të ketë një ndikim të madh në çmimet e frutave. Emilia-Romagna konsiderohet rajoni kryesor i frutave në Itali, kajsia, nektarina, kumbulla, molla, dardha, kivi dhe luleshtrydhe rriten të gjitha atje. Tashmë në rrezik është edhe prodhimi i të paktën 400 milionë kilogramë grurë. Fusha të tëra me misër, luledielli dhe soje janë të mbuluara nga një shtresë e trashë balte. Edhe blegtoria në rajon është prekur rëndë. Sipas Coldiretti, rreth 250 000 derra dhe dele ende duhet të shpëtohen. Përveç përmbytjeve, të cilat tashmë kanë shkaktuar ngordhjen e mijëra kafshëve, rrëshqitjet e dheut po e komplikojnë me shumë situatën në fermat e largëta. Qeveria rajonale e vlerëson dëmin në miliarda euro. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments