Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIAEA: Centrali bërthamor i Zaporizhias pa furnizim të jashtëm me energji

IAEA: Centrali bërthamor i Zaporizhias pa furnizim të jashtëm me energji

Centrali bërthamor i Zaporizhias, në Ukrainë ka ndërprerë sërish, plotësisht furnizimin me energji të jashtme, njoftoi sot kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi. “Situata e sigurisë bërthamore në central është jashtëzakonisht e cenueshme. Ne duhet të pajtohemi që ta mbrojmë centralin, kjo situatë nuk mund të vazhdojë”, tha Grossi në Twitter. Kompania bërthamore ukrainase “Enerhoatom” konfirmoi incidentin në centralin e pushtuar nga Rusia, në jug të Ukrainës. “Sot në mëngjes, linja e tensionit të lartë që furnizonte centralin u dëmtua nga bombardimet”, tha ai. “Ftohja thelbësore po sigurohet nga gjeneratorët ekzistues me naftë, të cilët kanë karburant të mjaftueshëm për t’i mbajtur ato në funksion për 10 ditë”, sipas kompanisë. Kjo është ndërprerja e shtatë e energjisë elektrike në centralin e Zaporizhias që kur u pushtua nga forcat ruse në mars 2022. IAEA në Vjenë është e shqetësuar se mosfunksionimi i sistemeve të ftohjes mund të çojë në mbinxehje të shufrave të karburantit dhe mbetjeve bërthamore duke shkaktuar kështu një aksident bërthamor. Prej disa kohësh, ka pasur spekulime për një kundërofensivë ukrainase në Ukrainën jugore, e cila do të përfshinte gjithashtu rimarrjen e centralit bërthamor. Një përpjekje për ta rimarrë atë në tetor të vitit të kaluar rezultoi e pasuksesshme.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments