Historia e martesës e ka zanafillën rreth 4000 vjet më parë në Mesopotami, kur u regjistruan rastet e para të martesës që bashkonin një burrë dhe një grua. Por çfarë do të thotë saktësisht institucioni i martesës dhe si ka evoluar ai gjatë shekujve? Grupi i familjes parahistorike – Përpara se martesa, siç e dimë, të bëhej një bashkim i sanksionuar ligjërisht dhe shoqërisht, grupet familjare në parahistori përbëheshin deri në 30 persona me disa drejtues meshkuj, gra të shumta të përbashkëta prej tyre dhe fëmijë. Sa i vjetër është institucioni i martesës? -Dëshmia më e hershme e regjistruar e ceremonive martesore që bashkojnë një grua dhe një burrë datojnë rreth vitit 2350 pes, në Mesopotami. Martesa në antikitet – Martesa gjatë kohës së romakëve dhe grekëve të lashtë kishte më pak bazë në marrëdhëniet personale dhe më shumë në përgjegjësinë shoqërore. Në fakt, qëllimi dhe fokusi i martesës në lashtësi synohej të ishte riprodhimi, duke e bërë martesën një çështje me interes publik. Unaza e martesës – Tradita e shkëmbimit të unazave daton 3000 vjet më parë dhe ishin faraonët egjiptianë ata që përdorën për herë të parë unazat për të përfaqësuar përjetësinë. Më vonë, grekët adaptuan traditën e dhënies së unazave për të dashuruarit e tyre për të përfaqësuar përkushtimin. Qëllimi i martesës -Fillimisht, martesa shpesh përfshinte partnerë të shumtë, zakonisht femra. Qëllimi kryesor ishte të lidhte gratë me burrat dhe kështu të garantonte që fëmijët e një burri të ishin vërtet trashëgimtarët e tij biologjikë. Në shumë kultura të lashta, nëse gratë nuk arrinin të kishin pasardhës, burrat e tyre mund t’i kthenin dhe të martoheshin me dikë tjetër. Martesat e rregulluara -Midis shekujve 6 dhe 11, Prindërit e pasur në veçanti ishin të prirur t’i martonin fëmijët e tyre me dikë po aq të pasur dhe të fuqishëm sa ata vetë dhe një bashkim i rregulluar ishte i dobishëm për forcimin e statusit, pasurisë dhe pushtetit. Dashuria dhe martesa – Gjatë gjithë viteve 1800, martesat rregulloheshin ende. Por ishte gjatë kësaj kohe që shoqëria filloi të inkurajonte të rinjtë që të zgjidhnin partnerët e tyre të martesës bazuar në lidhjet e tyre të dashurisë. Ideja për të qenë të dashuruar me personin me të cilin u martua kishte filluar të përhapej, veçanërisht në Angli dhe Francë. Një univers kulturor -Martesa konsiderohet një univers kulturor, me mënyra të shumta në të cilat një çift mund të hyjë në martesë. Ka dhjetëra tradita të ndryshme që lidhen me martesën në të gjithë botën. rtsh