Friday, May 9, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREG7 planifikon kufizimin e eksporteve të diamanteve nga Rusia

G7 planifikon kufizimin e eksporteve të diamanteve nga Rusia

Shtatë vende po planifikojnë të kufizojnë eksportet e diamanteve nga Rusia si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës, thanë disa diplomatë. Vendimi për kufizimin e eksporteve të diamanteve nga Rusia do të miratohet në samitin e G7, të vendeve kryesore demokratike industriale në Hiroshima, Japoni. Qëllimi është të zvogëlohen të ardhurat e Rusisë dhe kështu të kufizohet aftësia e saj për të bërë luftë. Tregtia e diamanteve është një sektor i rëndësishëm ekonomik për vendin dhe një burim i rëndësishëm të ardhurash. G7 përfshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Francën, Italinë, Britaninë e Madhe, Japoninë dhe Kanadanë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments