Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominant. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim KU kthjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, Ku priten zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor -veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.