Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Rregullat e sjelljes së mirë…” në Javën e Evropës

“Rregullat e sjelljes së mirë…” në Javën e Evropës

Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Aleanca Franceze në bashkëpunim me Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” organizuan një performancë teatrale, me protagoniste Florence Viala. Artistja franceze ka lexuar për të pranishmit “Rregullat e sjelljes së mirë në shoqërinë moderne”, nga Jean Luc Lagarce. Florence Viala u formua në Konservatorin e Lartë Kombëtar të Artit Dramatik në kursin e Catherine Hiegel dhe Daniel Mesguich. E angazhuar si aktore në 1994, ajo u emërua sekretarja e 503-të e Trupës më 1 janar 2000. Nën drejtimin e Jean-Louis Benoit, ajo luajti rolin e Zerbinette në « Djallëzitë e Skapinit » në 1997, duke shënuar kështu fillimin e një historie të gjatë me komeditë e Molière. Ajo ka luajtur gjithashtu rolin e Dorimène te « Martesa e detyruar » nga Andrzej Seweryn, Élise te « Kopraci » nga Andrei Serban, Elmire te « Tartufi » nga Marcel Bozonnet dhe Arsinoé te « Mizantropi » nga Lukas Hemleb, rol që ajo e merr me një vënie në skenë nga Clément Hervieu-Léger. Sot, JKN vijojnë me të tjera aktivitete, të përqëndruara në qytetin e Peshkopisë, të cilat përfshijnë një panair prodhimesh lokake, biseda mbi turizmin dhe në fund një koncert i mundësuar nga Ambasada Austriake. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments