Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREOKB: Nevojiten 3 miliardë dollarë në ndihmë të Sudanit

OKB: Nevojiten 3 miliardë dollarë në ndihmë të Sudanit

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare për Sudanin dhe rajonin përreth për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në vend. Agjencia e ndihmës emergjente e OKB-së, OCHA dhe agjencia e refugjatëve UNHCR kërkuan fonde me vlerë mbi 3 miliardë dollarë (2.8 miliardë euro) për të financuar punën e tyre në zonën e konfliktit deri në tetor. “Rreth gjysma e 49 milionë banorëve në Sudan janë të varur nga ndihma humanitare”, thanë agjencitë në Gjenevë. Fondi do të përdoret për të siguruar ushqim, ujë, strehim, kanalizime dhe ndihmë mjekësore për rreth 18 milionë banorë. Gati një milion banorë janë zhvendosur që nga mesi i prillit, duke përfshirë në vendet fqinje. Eksperti i OCHA, Ramesh Rajasingham tha se kriza në Sudan po evoluon me shpejtësi në një krizë rajonale. UNHCR pret që mbi një milion banorë të largohen nga Sudani në gjashtë muajt e ardhshëm. OCHA fillimisht vlerësoi nevojën per donacione me vlerë 1.7 miliardë dollar për lehtësimin e ndihmës për vitin 2023. Në Sudan, presidenti Abdel Fattah al-Burhan po lufton për pushtet me ndihmën e forcave të armatosura kundër zëvendësit të tij Mohammed Hamdan Daglo, i cili drejton RSF-në paraushtarake. Dy gjeneralët morën pushtetin në vendin e pasur me ar dhe naftë përmes një grushti të përbashkët ushtarak në vitin 2021. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments