Prej disa ditësh tashmë, flota e mjeteve klasike nga Belgjika, e ka kthyer sheshin “Italia” në një pikë stacioni të preferuar për të gjithë dashamirësit e mjeteve historike dhe jo vetëm. Me më shumë se 200 mjete të ekspozuara, për t’u admiruar nga syri i publikut të gjerë, mbrëmja e djeshme përmbylli maratonën e këtij rrugëtimi në Shqipëri. Grupi i tretë i mjeteve historike belge parkuan dje përballë stadiumit Air Albania, të kryesuar nga CEO i TourAmical, Manuel Stappaerts i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i DSPHTRR (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor) Blendi Gonxhja. Përgjatë këtij takimi u zhvilluan biseda lidhur me pasionin e njëjtë për këtë kategori mjetesh me koleksionistë shqiptarë dhe përfaqësues të DPSHTRR dhe Retro Albania si një prej anëtareve më të reja në FIVA. atsh