Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMILeku u forcua me 7.7% edhe kundrejt dollarit amerikan

Leku u forcua me 7.7% edhe kundrejt dollarit amerikan

Në muajt e parë të vitit, leku është forcuar edhe kundrejt dollarit amerikan. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, dollari amerikan është kuotuar mesatarisht me 106.9 lekë dhe 103.1 lekë në muajt mars dhe prill, nga 108.0 lekë në dy muajt e parë të vitit dhe 114.5 lekë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Sipas BSH-së, kjo ecuri, përtej dobësimit të dollarit ndaj euros në tregun ndërkombëtar, reflekton në një masë të madhe edhe mbiçmimin e lekut kundrejt kësaj të fundit. Në muajin prill, një dollar është kuotuar mesatarisht 7.7% më poshtë se përpara një viti. Ndërkohë këtë fundjavë monedha amerikane këmbehet në nivelin 101.61 lekë ose 0.36 lekë më shumë se ditën e enjte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments