Friday, October 18, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREJohnny Depp kontratë 20 milionë USD me ”Dior”

Johnny Depp kontratë 20 milionë USD me ”Dior”

Johnny Depp po merr frymë edhe me aromë ”Dior”. Ylli i “Pirates of the Caribbean” ka nënshkruar marrëveshjen më të madhe të aromave për meshkuj të të gjitha kohërave. ”Variety” citon një burim që konfirmon se ”Dior” mbylli një marrëveshje me Depp për një tri vite, që vlerësohet të jetë me vlerë 20 milionë dollarë. Gazeta tha se etiketa franceze e luksit nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Ekipi i Depp gjithashtu nuk pranoi të komentojë. Aktori veteran ka qenë fytyra e Dior’s ”Sauvage” që nga fillimi në vitin 2015. Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të ”Dior”, LVMH, e ka vlerësuar “imazhin e Johnny Depp” si një nga arsyet kryesore pse ”Dior Sauvage” ka qenë “një sukses i jashtëzakonshëm.” Gjatë betejës së diskutueshme ligjore të aktorit me ish-bashkëshorten Amber Heard, ”Disney” dhe ”Warner Bros” tërhoqën lidhjet afatgjata me aktorin. Megjithatë, LVMH qëndroi në krah të Depp. Reklamat për aromën popullore të meshkujve vazhduan të shpërndaheshin përgjatë proceseve gjyqësore shumë të publikuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments