Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka folur sot lidhur me procesin për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një prononcim për mediet pas përfundimit të konferencës “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, në kuadër të 110 vjetorit të Gjykatës së Lartë dhe Ditës së Drejtësisë, Kim tha se “të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë. “Kemi parë gjithashtu raportime për blerje votash dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet ligjzbatuese do të bëjnë detyrën e tyre”, nënvizoi Kim. Diplomatja e SHBA-së deklaroi se “nëse dikush thotë që është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti politike duhet të ndërmarri veprimet”. atsh
Zgjedhjet,Kim:Autoritetet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre
RELATED ARTICLES