Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPrigozhin: Kremlini nuk ka dorëzuar municionet e premtuara

Prigozhin: Kremlini nuk ka dorëzuar municionet e premtuara

Grupi i mercenarëve ”Wagner” tha sot se ende nuk e kanë marrë municionin e premtuar për frontin, në Ukrainën Lindore, nga Ministria ruse e Mbrojtjes. ”Në total, ishin miratuar vetëm gjysma e pozicioneve të kërkuara dhe më pas vetëm një pjesë e sasisë së municionit të kërkuar”, u ankua kreu i ”Wagner”, Yevgeny Prigozhin në një video të postuar në Telegram, ndërsa parada tradicionale ushtarake po zhvillohej Moskë për të shënuar 78-vjetorin e fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste. “Dita e fitores është dita e fitores së gjyshërve tanë. Ne nuk e kemi fituar ende asnjë milimetër të kësaj fitoreje”, komentoi Prigozhin mbi ngjarjen. Grupi i mercenarëve ”Wagner” ka luftuar në zonën rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut, i cili është bërë pika qendrore e luftës në Ukrainë. Qyteti me 70 000 banorë përpara luftës, tani është pothuajse plotësisht i shkatërruar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments