Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEkspozita e Artan Peqinit në galerinë FAB

Ekspozita e Artan Peqinit në galerinë FAB

Artan Peqini ka çelur ekspozitën e tij të dytë vetjake me piktura të titulluar “Përtej kufirit e portave-Pasdite e përjetshme”, me kuratore Najada Hamza. Pikturat do të qëndrojnë të ekspozuara në galerinë FAB deri më 21 maj. Artisti sjell atmosferën e pasditeve në kodrat e Apolonisë, ku njerëzit e ditëve të sotme përballen me paraardhësit e tyre, njerëzit e antikitetit, të cilët paraqiten si koka skulpturash të pikturuara. Udhëtimi në kohë që sjell Artan Peqini, është si një mundësi që i jepet publikut të kohëve moderne për të kuptuar më mirë realitetin përreth. Artisti thotë se, kjo ekspozitë ka në qendër fabulën e një udhëtimi të përhershëm, përtej portave e kufijve. Individët e paraqitur në tablotë e Peqinit janë të paidentifikueshëm, duke lënë hapur mundësinë për t’u transformuar secili nga ne, në personazhet e pikturave të tij. Ata vijnë pa fokus në portrete dhe me ngjyra që i afrohen terrakotës, me të cilën artisti ka punuar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Artan Peqini është pedagog i skulpturës e dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura. Megjithëse i njohur më shumë për punën me skulpturën, vitet e fundit, artisti ja ka kushtuar pikturës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments