Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShërbimet sekrete ruse po organizojnë protesta në qytetet perëndimore

Shërbimet sekrete ruse po organizojnë protesta në qytetet perëndimore

Shërbimet sekrete ruse janë infiltruar ose organizojnë demonstrata në qytetet kryesore perëndimore për qëllime propagandistike, sipas raportimeve të disa medieve evropiane. Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” raportoi dje se qëllimi i veprimeve ishte të krijonin ndjenja anti ukrainase ose ta bënin më të vështirë rrugën e Suedisë drejt anëtarësimit në NATO. Hulumtimi i përbashkët nga “Süddeutsche Zeitung“, transmetuesit gjermanë NDR dhe WDR, gazeta franceze “Le Monde”, gazeta suedeze “Expressen” dhe transmetuesit skandinavë DR (Danimarkë), NRK (Norvegji) dhe SVT (Suedi) bazohet në dokumente të zbuluara që thuhet se kanë ardhur nga organi i sigurisë së Kremlinit. Sipas raporteve, grupe të vogla dhe të urdhëruara simulojnë mitingje antiturke në një qytet të madh evropian, për shembull, duke u paraqitur si ukrainas dhe duke bërë propagandë kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të prodhuar materiale propagandistike në internet. Kjo me sa duket synon të krijojë përshtypjen e një disponimi të gjerë antiislamik në Evropë. Shembujt përfshijnë një demonstratë nga anëtarët e dyshuar të një komuniteti ukrainas në Paris në fillim të marsit, të cilët demonstruan kundër Erdogan me një përshëndetje të Hitlerit dhe gjithashtu u tallën me viktimat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments