Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMungesa e antibiotikëve për fëmijët në Gjermani

Mungesa e antibiotikëve për fëmijët në Gjermani

Vështirësitë në blerjen e antibiotikëve, veçanërisht për fëmijët, janë një “thirrje zgjimi”, tha kreu i shoqatës së spitaleve DKG të Gjermanisë, Gerald Gaß për agjencinë e lajmeve “Redaktionsnetzwerk Deutschland” (RND). Përpjekja e spitaleve për të blerë medikamente të caktuara ishte “e tepruar”, tha Gaß. Ai vuri në dukje se disa pediatër po i pranonin fëmijët në spitale me arsyetimin se trajtimi ambulator me antibiotikë ishte problematik. “Spitalet aktualisht, janë në gjendje të kapërcejnë mungesat duke bërë punë shtesë, por në një afat më të gjatë kjo nuk do të jetë më e mundur”, tha ai. Farmacitë gjermane kanë vështirësi të sigurojnë shurupe antibiotikësh për fëmijët, ndërsa Thomas Preis, kreu i një shoqate rajonale të farmacistëve bëri thirrje të mërkurën për krijimin e një rezerve kombëtare antibiotikësh. Disa shtete gjermane kanë lehtësuar tashmë rregullat për antibiotikët për fëmijët për të lejuar importin e shurupeve nga jashtë. Kjo lejon që rregullat strikte sipas legjislacionit të mjekimit të lehtësohen përkohësisht. Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë vuri në dukje legjislacionin në pritje që do të kërkonte që disa medikamente të mbaheshin në rezervë për të siguruar rezervat për disa muaj. Legjislacioni nuk është miratuar ende nga parlamenti federal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments