Shqipëria është ulur si anëtarja më e re, me të drejta të plota në Asamblenë e Organizatës Ndërkombëtare të Hidrografisë. Në ceremoninë e hapjes, ku i pranishëm ishte edhe lartësia e tij Alberti II, princ i Monakos, u bë edhe prezantimi i flamurit shqiptar nga ana e komandantit të Forcës Detare, kundëradmiral Adnand Agastra. Shqipëria u anëtarësua në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë (International Hydrographic Organization – IHO) një vit më parë, pas shumë viteve pune të vazhdueshme. Anëtarësimi me të drejta të plota është i rëndësishëm në njohjen ndërkombëtare të cilësisë së sigurisë së lundrimit në hapësirën detare të Shqipërisë duke dhënë një kontribut edhe në rritjen e trafikut detar në ujërat tona. Tashmë hartat detare të prodhuara nga Shërbimi Hidrografik shqiptar njihen zyrtarisht për cilësinë dhe standardet e tyre ashtu si edhe ato të vendeve të tjera anëtare të IHO. Në takimin e Asamblesë së Organizatës Ndërkombëtare të Hidrografisë mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola dhe konsulli i nderit në Monako, Giuseppe Durazzo. atsh
Shqipëria, anëtare në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë
RELATED ARTICLES