Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERritet numri i vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës

Rritet numri i vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri publike shifrat e frekuentimit të kalasë së qytetit të Gjirokastrës për muajin prill. Vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për periudhën 1-30 prill 2023, kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 11177 vizitorë gjatë kësaj periudhë ose 6888 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë, në vitin 2022. Kalaja e Gjirokastrës është atraksioni kryesor i qytetit, i cili vitet e fundit pret një numër të lartë vizitorësh, vendas e të huaj, përgjatë gjithë vitit. Kalaja përmendet për herë të parë në vitin 1336. Megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot. Duke filluar nga viti 1968 skena e gurtë e Kalasë së Gjirokastrës do të priste me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folkut në kuadër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, i cili këtë vit do të zhvillohet në muajin qershor. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ