Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDanimarka i dërgon Kievit pajisje ushtarake

Danimarka i dërgon Kievit pajisje ushtarake

Danimarka ka miratuar për Ukrainën një paketë me pajisje ushtarake, ndërsa Kievi përgatitet për ofensivën që synon të rimarrë tokën e pushtuar nga Rusia. “Paketa, me vlerë 1.7 miliardë korona daneze (250 milionë dollarë), përfshin automjete të çminimit dhe rikuperimit të blinduar, municione dhe fonde për prokurimin e pajisjeve të mbrojtjes ajrore”, sipas Ministrisë Daneze të Mbrojtjes. “Paketa synon të forcojë aftësinë e Ukrainës për të kryer një ofensivë në muajt e ardhshëm”, tha ministria në deklaratën e saj. Kjo është paketa më e madhe që i është dhënë Ukrainës nga një anëtar skandinav i BE-së që nga fillimi i luftës. Danimarka ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën, duke ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare që kur Kremlini nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022. “Danimarka gjithashtu ka planifikuar t’i ofrojë NATO-s një batalion me 700 deri në 1200 ushtarë për të mbrojtur shtetet baltike nga mesi i vitit 2024”, thanë zëvendësministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen dhe ministri i Jashtëm, Lars Løkke Rasmussen pas një takimi të komitetit parlamentar të Punëve të Jashtme, sipas agjencisë së lajmeve “Ritzau”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ