Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton sot se, më 27 prill të vitit 1938, Mbreti i shqiptarëve, Zogu I (Ahmed Muhtar bey Zogolli) vuri kurorë me konteshën hungareze, Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagy-Appony. “Duke u bërë pjesë e familjes mbretërore, Geraldina 22-vjeçare, nisi të ushqente një mirëdashje për vendin, ku edhe do t’i sosej fryma”, shkruan DPA në rrjetet sociale. Që prej 27 prillit të `38-ës, e deri në ditët tona, ajo do të identifikohet si “Geraldina e Shqipërisë”. Fotoja që sjell Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, si dhe një sërë imazhesh të martesës së Zogut dhe Geraldinës, gjenden në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH). atsh