Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdogan pezullon fushatën zgjedhore

Erdogan pezullon fushatën zgjedhore

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan anuloi tubimet e planifikuara të fushatës zgjedhore për shkak të një problemi të vogël shëndetësor. “Unë do të pushoj sot në shtëpi siç më këshilluan mjekët”, shkroi Erdogan në Twitter, duke përmendur problemet shëndetësore. Presidenti tha se do të rifillonte fushatën nesër. Erdogan kishte planifikuar të merrte pjesë në fushatën në tre provinca të veçanta të Anadollit qendror. Dje në mbrëmje, Erdogan iu desh të ndërpriste një intervistë të drejtpërdrejtë televizive pas një shqetësimi në stomak. Kandidati i përbashkët i opozitës për president, Kemal Kılıçdaroglu, i uroi Erdogan në Twitter një shërim të shpejtë. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit konsiderohen si prova më e vështirë për qeverisjen 20-vjeçare të Erdogan, pasi blloku i bashkuar opozitar kërkojnë ta zëvendësojë atë, mes krizës ekonomike dhe pakënaqësisë në rritje për miliona refugjatë në vend. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments