Wednesday, April 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPromovohet katalogu i artit pasbizantin në MHK

Promovohet katalogu i artit pasbizantin në MHK

Sot, në ambientet e pavijonit të ikonave pasbizantine, Muzeu Historik Kombëtar bëri promovimin e katalogut “Ikonat pasbizantine në Muzeun Historik Kombëtar” në gjuhën angleze, të autorëve dr. Dorian Koçi dhe Andrea Llukani. Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, ndër të tjera tha se Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i kujtesës kombëtare për të përmbushur misionin e tij, ka botuar katalogun në gjuhën angleze “Post-Byzantine Icons in The National Historical Museum. Pavijoni i ikonave pasbizantine është ngritur në vitin 1999, në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës. Në mjediset e këtij pavijoni janë ekspozuar rreth 70 ikona pasbizantine, një proskinitar, dyer të bukura dhe një ikonostas. Objektet përfshijnë një hark kohor që fillon nga shekulli XVI e vazhdon deri në fillim të shekullit XIX, që njihet si periudha e artit pasbizantin. Në katalog ka ikona të ikonografëve Onufri, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Kostandin Jeromonaku, Joan Athanasi vëllezërit Zografi, vëllezërit Çetiri, anonimë dhe Mihal Anagnosti. Katalogu ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë trajtohen ikonat pasbizantine, ndërsa në pjesën e dytë, objektet liturgjike kishtare prej ari dhe argjendi. Materiali është renditur sipas radhës kronologjike. Për jetën dhe veprimtarinë artistike të piktorëve ikonografë, autorët janë mbështetur te mbishkrimet kishtare, që ata kanë lënë mbi ikona, afreske ose objekte liturgjike kishtare. Katalogu mbyllet me një fjalorth, me anën e të cilit shpjegohen veshjet kishtare dhe enët e shenjta që përmenden në tekst.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ