Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREÇekia:Nuk ka pesticide të dëmshme në grurin ukrainas

Çekia:Nuk ka pesticide të dëmshme në grurin ukrainas

Republika Çeke deri më tani nuk ka zbuluar ndonjë nivel të lartë të pesticideve, toksinave të mykut dhe ndotësve të tjerë gjatë kontrolleve të grurit, ushqimit të kafshëve dhe importeve të tjera bujqësore nga Ukraina, tha sot ministri çek i Bujqësisë, Zdeněk Nekula, në Pragë. “Nuk ka asnjë arsye për panik të panevojshëm”, tha Nekula, duke përsëritur se ai kundërshton një ndalim të njëanshëm të importeve të grurit ukrainas. Aktualisht, të gjitha importet bujqësore nga vendi i sulmuar nga Rusia janë duke u kontrolluar. Mostrat janë duke u testuar për më shumë se 400 substanca secila, duke përfshirë mbetjet e pesticideve dhe metaleve të rënda si plumbi dhe kadmiumi. Deklarata e Nekula erdhi pasi eksportet e grurit ukrainas në të ashtuquajturat vende të Vishegradit, të cilat përveç Republikës Çeke përfshijnë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë, janë vënë nën vëzhgim. Të gjitha vendet e Vishegradit janë anëtarë të Bashkimit Evropian. Të premten e kaluar, Sllovakia ndaloi shitjen e grurit ukrainas dhe ushqimet për kafshët deri në një njoftim tjetër për shkak të pranisë së pesticideve. Kjo u pasua në fundjavë nga Polonia, e cila ndaloi importin e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore nga fqinji i saj lindor. Hungaria kishte ndaluar gjithashtu disa produkte bujqësore ukrainase. Komisioni Evropian kritikoi të hënën masat e tyre, duke theksuar se i takon BE-së dhe jo vendeve anëtare individuale të marrin vendime për politikat tregtare. Polonia dhe Ukraina arritën të martën një marrëveshje për te zgjidhur problemin e akumulimit të eksporteve të grurit ukrainas në tregun polak. Duke qenë se produktet ukrainase shpesh nuk rieksportohen, ministritë në Budapest dhe Varshavë thanë se fermerët e tyre po përballen me konkurrencë disproporcionale nga importet pa doganë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments