Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBE kritikon mbështetjen financiare për fermerët e prekur nga Covid

BE kritikon mbështetjen financiare për fermerët e prekur nga Covid

Një auditor i lartë buxhetor i BE-së ka kritikuar mbështetjen financiare që u është dhënë fermerëve në katër shtete anëtare të BE-së, gjatë pandemisë së Covid-19, thuhet në një raport. Gjykata Evropiane e Auditorëve (ECA) zbuloi se Spanja, Greqia, Rumania dhe Polonia kishin mbështetur fermerët me vlera shumë më të medha se humbjet e shkaktuara. Mbështetja financiare për fermerët e BE-së u vlerësua në 712 milionë euro (780 milionë dollarë), nga fondet e papërdorura bujqësore. ECA kritikoi mbivendosjen e masave të mbështetjes kombëtare të ndihmës shtetërore. “Kjo mospërputhje, potencialisht mund të çojë në konkurrencë të pandershme”, paralajmëroi auditori buxhetor, me qendër në Luksemburg. ECA vlerësoi masat e BE-së për të lehtësuar lëvizjen ndërkufitare të produkteve bujqësore, gjatë kufizimeve të udhëtimeve të lidhura me pandeminë e Covid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments