Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIzraeli nis negociatat, për blerjen e sistemit “Arrow 3”

Izraeli nis negociatat, për blerjen e sistemit “Arrow 3”

Gjermania dhe Izraeli nisën këtë javë negociatat e avancuara për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore izraelite “Arrow 3” nga Berlini, njoftoi sot Ministria izraelite e Mbrojtjes. Kreu i ekipit negociator izraelit, Moshe Patel përshëndeti këtë moment historik të rëndësishëm, që do të forconte më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. “Ne presim me padurim një proces të frytshëm negocimi në javët në vazhdim”, tha ai. Sistemi izraelit “Arrow 3” do të bëhet pjesë e një sistemi evropian të mbrojtjes ajrore. Sipas Izraelit, ky është sistemi më i avancuar i llojit të tij, pasi mund të shkatërrojë sistemet e armëve sulmuese më shumë se 100 kilometra mbi atmosferën në hapësirë. Negociatat me Izraelin filluan pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, vitin e kaluar. Sistemi u zhvillua bashkërisht midis sektorëve të ndryshëm të ushtrisë izraelite dhe Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes Raketore. Për shkak të kontributit të SHBA-së, Uashingtoni duhet të miratojë çdo eksport të sistemit. Por, Gjermania nuk e ka marrë ende një përgjigje pozitive nga SHBA-ja. Sipas raporteve të medieve izraelite, kostoja e “Arrow 3” vlerësohet në 2.5 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ