Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAApple: Kemi ulur emetimet e karbonit me 45% që nga viti 2015

Apple: Kemi ulur emetimet e karbonit me 45% që nga viti 2015

Kompania Apple deklaroi se po bën përparim drejt qëllimit të saj për të bërë produkte neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2030. Gjigandi i teknologjisë tha se ka ulur ndotjen e emetimeve të karbonit me mbi 45% qe në vitin 2015, edhe pse të ardhurat janë rritur me mbi 68% përgjatë të njëjtës periudhë. “Kjo do të çonte në neutralitetin e karbonit në të gjithë zinxhirin tone të vlerë duke përfshirë produktet”, sipas kompanisë. Sipas raportit të sivjetshëm të Progresit Mjedisor të këtij viti, i cili u publikua nga kompania, më shumë se 250 furnitorë, të cilët përbëjnë 85% të sshpenzimeve të prodhimit të kompanisë Apple, u angazhuan për përdorimin e energjisë së rinovueshme. Përdorimi i materialeve të riciklueshme gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Për shembull, emetimet CO2 të shoqëruara me aluminin janë reduktuar me 72% duke i kthyer në metal të reciklueshëm. Mbi të gjitha, një e pesta e materialeve të përdorura në produktet e kompanisë Apple kanë ardhur nga reciklimi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments