Ermonela Jaho “Artistja e Vitit” nga ICMA

0
5

Sopranoja shqiptare, me famë botërore, Ermonela Jaho është shpallur ‘Artiste e Vitit’, nga International Classical Music Awards, për 2023. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila shpreh nder dhe kënaqësi për pjesëmarrjen e saj në masterclassin e organizuar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. “Nder dhe kënaqësi të të kishim mes tonë e të shkëmbenim ide mbi funksionimin më të mirë të teatrit tonë”, shprehet ministrja. “Faleminderit që pavarësisht gjithçkaje, nuk e ke harruar vendin nga nise fluturimin tënd drejt skenave të mëdha”, shkruan Margariti. International Classical Music Awards, që konsiderohet njëri prej çmimeve më prestigjioze të muzikës klasike. Me një juri prej katërmbëdhjetë kritikësh të muzikës klasike nga shtete të ndryshme të botës, çmimet ndahen në gjashtëmbëdhjetë kategori, si dhe tetë çmime speciale. atsh