Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të martën, ndërsa euroja humbi terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.15 pikë dhe këmbehet me 102.77 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.33 pikë dhe këmbehet me 112.30 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u zhvlerësua me 0.10 lekë duke zbritur në kuotën 127.51 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 114.25 lekë, ose 0.26 lekë më pak se ditën e martë.