Deri në orët e pasdites kushtet e motit do të jenë të paqëndrueshme të cilat do të gjenerojnë shirat të pakët, KU më të fokusuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore të Kosovës. Parashikohet që mbrëmja dhe nata vonë të sjelli përmirësim të lehtë kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të regjistrojnë në mëngjes 1°C dhe në mesditë deri në 12°C.Republika e MV edhe gjatë të martës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë gjatë pasdites duke gjeneruar herë pas here reshje shiu. Ndërsa në pjesën e parë të ditës pritet të ketë edhe intervale të gjata me kthjkellime. Temperaturat e ajrit do të rregjistrojnë 3°C mëngjesin dhe deri në 15°C do të rregjistrojnë në mesditë.Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë pjesërisht Europën Jugore do të sjellin reshje shiu në rajonin e Ballkanit, KU herë pas here do të jenë në formë rrebeshi të shoqëruara me mini stuhi ere. Po_ashtu me vranësira dhe reshje të pakta MBETEN pjesërisht gadishulli Apenin. Ndërsa Europa Veriore dhe Lindore do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Gjithashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta do të jenë Qëndra dhe Jugperëndimi i kontinenti, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik.
Rajoni,Europa Moti-E Martë,18 Prill 2023
RELATED ARTICLES