Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETATurqia lëshon satelitin e parë vendas dhe kombëtar

Turqia lëshon satelitin e parë vendas dhe kombëtar

-IMECE, sateliti i parë vendas dhe kombëtar vëzhgues i Turqise me rezolucion nënmetër, në orën 09:48 sipas kohës lokale u lëshua me sukses në hapësirë nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni të SHBA-së. Drejtuesi i projektit İMECE, Emir Serdar Aras dhe ekipi i tij koordinuan procesin e lëshimit të satelitit në Bazën e Forcave Hapësinore Vandenberg ndërsa njëkohësisht u mbajt program edhe në stacionin tokësor të monitorimit në Institutin e Kërkimeve të Teknologjive Hapësinore TÜBİTAK në Türkiye. Programi i lëshimit në Turqi i satelitit İMECE i cili u shty 3 herë për shkak të kushteve atmosferike, u krye me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe kreut të TÜBİTAK, Prof. Dr. Hasan Mandal. Pas fjalimeve të ministrit Akar dhe të Mandal, u mbajt numërimi mbrapsht dhe sateliti vëzhgues vendas dhe kombëtar IMECE i zhvilluar nga ‘TÜBİTAK UZAY‘ u dërgua në hapësirë me raketën “Falcon 9” të kompanisë Space X në 09:48 me orën e Türkiye-s. Në këtë ceremoni presidenti Recep Tayyip Erdoğan dërgoi një video-mesazh, ndërsa edhe ministri i industrisë dhe teknologjisë, Mustafa Varank u lidh në ceremoni përmes telefonit dhe falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar. Me fillimin e detyrës së IMECE, Turqia për herë të parë do t’i sigurojë historisë së saj të hapësirës një kamerë satelitore elektro-optike e cila ka rezolucionin nënmetër dhe e cila është zhvilluar me mundësi vendase dhe kombëtare. İMECE do të plotësojë nevojën e Turqise për pamje satelitore me rezolucion të lartë dhe do të operojë në orbitë sinkrone me diellin në një lartësi prej 680 kilometrash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ