Top Channel/Meteoalb: Fundjavë me reshje dëbore dhe rrebeshe

0
52

Kjo fundjavë do të jetë e freskët, sipas Metoalb, ku do të ketë kthjellime, vranësira dhe reshje. Prilli do të mbyllet i paqëndrueshëm parashikojnë meteorologët. Lajda Porja: Më e keqja ka kaluar, pritet të kemi përmirësim të dukshëm, do kemi vranësira në pjesën e dytë të ditës, pas orës 3 do të ketë reshje të pakta. Fundjava është e paqëndrueshme. E shtuna do të ketë edhe kthjellime me vranësira dhe reshje. E diela do të ketë reshje dhe vranësira, nuk do të mungojë as rebeshet. Festat janë me mot të paqëndrueshëm, nuk do bëhet nami siç patëm mëngjesin e sotëm, nga temperaturat nga 24 gradë gjatë javës së kaluar, këtë javë nuk do të jenë më shumë se 18-19 gradë. Kjo pranverë është shumë e ngjashme me pranverën normale, duket jo shumë normale pasi gjatë dy dekadave të fundit nga ditë të ftohta dimri në ditë shumë të ngrohta, nuk do të mungojë edhe në maj ditë të freskëta apo reshje. Moti do të jetë më i qëndrueshëm më 22- 23 prill. Kjo është shumë normale me pranverën që kanë përjetuar prindërit tanë.