Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAPulëbardhat kokëzezë në liqenin e Shkodrës

Pulëbardhat kokëzezë në liqenin e Shkodrës

Pulëbardhat kokëzezë (Chroicocephalus ridibundus) ofrjonë imazhe të mrekullueshme, përgjatë fluturimit të tyre në rezervatin e menaxhuar të liqenit të Shkodrës. “Ky lloj shpendi parapëlqen habitate të tilla si: ligatinat dhe liqenet përreth brigjeve. Përgjatë dimrit ju mund të hasni më shumë me to, pasi gjenden në numër më të madh. Pulëbardha kokëzezë ka një gjatësi trupi rreth 35-39 cm dhe koka e saj bëhet ngjyrë e zezë gjatë periudhës së riprodhimit dhe e bardhë me një njollë të errët mbrapa syrit, gjatë dimrit”, tha Kumbaro. Moratoriumi i gjuetisë ka ndikuar në mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve dhe shpendëve në zonat e mbrojtura dhe në parqet kombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments