Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIForcohet euro dhe dollari amerikan

Forcohet euro dhe dollari amerikan

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan dhe euroja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0161 lekë dhe këmbehet me 103.47 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 113.01 lekëve, ose 0.19 lekë më shumë. Paundi britanik krahasuar me të martën, zbriti në kuotën 128.42 lekë, duke shënuar një zhvlerësim me 0.15 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 114.67 lekë, ose 0.36 lekë më shumë se një ditë më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments