11 prilli është shansi i fundit i aplikimeve për fermerët që kanë interes për të përfituar nga subvencionet në bujqësi për vitin 2023. Thirrja është hapur më 20 mars dhe janë lënë në dispozicion 23 ditë kalendarike, ku ndryshe nga thirrjet e kaluara, nuk do të ndiqet më metoda “kush aplikon i pari, përfiton i pari”, por fondi do të ndahet në mënyrë propocionale tek të gjithë ata që plotësojnë kriteret për përfitim. Fondi në total i cili do të shpërndahet gjatë këtij viti është 3.3 miliardë lekë dhe do të financohen në total 9 masa. Konkretisht, në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt. Tek të imtat, do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1200 (lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt. Bletaria do të mbështetet 1 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Po ashtu, fondi do të përdoret për mbështetje për fara/fidanë dhe inpute të tjera në vlerën deri në 200 000 lekë për ha për sezon për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha; Fermat organike për 100 deri në 200 mijë lekë për fermë të certifikuar. Fondi do të mbështesë gjithashtu certifikimin Global GAP, rinovimin e infrastrukturës së anijeve të peshimit; ndërtimin e tregjeve bujqësore si dhe punimet e mekanizuara në bujqësi. Ndër kriteret kryesore që duhet të përmbushin fermerët janë: Aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar ose person juridik ku të paktën njëri prej ortakëve/aksionerëve është shtetas shqiptar. Përfitues mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB dhe GVV. Fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv. SHBB-të, GVV-të, personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv. Përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqëror.) Aplikimet për masat mbështetëse direkte me nr. 1-6 dhe 9 do të bëhen online. Aplikimi online bëhet mbi bazën e parimit “zero dokumente” në momentin e aplikimit në portalin e-Albania. Aplikimet për masën mbështetëse të investimeve me nr. 7 dhe 8 do të bëhen me dosje në zyrat qendrore të AZHBR-së.
Skema Kombëtare, fermerët afat të aplikojnë deri nesër
RELATED ARTICLES