Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEksportet drejt MV, rritje me 2.4 miliardë lekë

Eksportet drejt MV, rritje me 2.4 miliardë lekë

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje me 2.4 miliardë lekë përgjatë 2-mujorit janar-shkurt të vitit 2023. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-shkurt u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë gati 6 miliardë lekë. INSTAT bëri të ditur se, gjatë 2-mujorit të vitit që shkoi edhe importet shënuan një rritje të lehtë me rreth 100 milionë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 1.9 miliardë lekëve, kundrejt 1.8 miliardë lekëve që ishin në 2 muajt e 2022-shit. Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments