Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIValutat nënçmohen sërish në raport me lekun

Valutat nënçmohen sërish në raport me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten valutat u nënçmuan në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, duke thelluar humbjen për të dytën ditë me radhë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.24 lekë dhe këmbehet me 103.39 lekë, ndërsa euroja këmbehet me 112.83 lekë ose 0.13 lekë më pak. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi terren me 0.51 lekë, duke prekur nivelin 128.60 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 114.34 lekë, ose 0.16 lekë më pak se një ditë më parë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments