Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Dhjetë kërcimet-Tirana my Rhythm”

“Dhjetë kërcimet-Tirana my Rhythm”

“Dhjetë kërcimet – Tirana my Rhythm” erdhi premierë për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Kjo shfaqje erdhi me koreografi nga Giulio De Leo. Në skenë interpretuan Mariel Brahimllari, Valentina Myteveli dhe Semela Skënderasi. “Dhjetë kërcimet-Tirana my Rhythm” sipas materialit të shfaqjes nga teatri është një projekt koreografik i Giulio De Leo, i lindur nga ftesa e Gjergj Prevazit, drejtor i teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Projekti u realizua për të zhvilluar një krijim me interpretuesit e rinj të Kompanisë Shqiptare të Kërcimit dhe nga interesi i koreografit italian drejt peizazhit kulturor shqiptar. “Një vepër që sjell në lojë gjuhën e kërcimit, fotografisë dhe videografisë për të krijuar një krijim inovativ dhe jokonvencional. Elementë të traditës së vallëzimit popullor shqiptar ripërpunohen në një çelës bashkëkohor dhe reduktohen në një çelës ciklik dhe ritual, për të ndërtuar një rrugëtim poetik në të cilin vetë trupi bëhet peizazh dhe vendtakim për pamje dhe kultura të ndryshme”, thuhet në materialin rreth shfaqjes të publikuar nga teatri. Muzika erdhi nga Sergio Altamura, ndriçimi Antonio Longo, kostumografia Sofi Kara dhe bashkëpunëtor artistik në shfaqje Carmelo Antonio Zapparrata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments