Qendra Kombëtare e Kinematografisë njoftoi hapjen e konkurrimit për financim të projekteve kinematografike për festivale filmi dhe javë filmi brenda vendit. QKK bëri me dije në njoftimin e saj se do të pranohen në konkurrim projektet që përmbushin rregullat e përcaktuara në rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Sipas QKK shtëpitë kinematografike që do të paraqesin projekte në këtë konkurrim duhet të jenë të regjistruara në QKK për vitin kalendarik 2023. Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se aplikimi i projekteve do të bëhet online në faqen: www.filmcoproduction.com dhe afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 5 maj, ora 14:00. QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. atsh