Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREIPARD II, 14.2 milionë euro për zhvillimin e turizmit rural

IPARD II, 14.2 milionë euro për zhvillimin e turizmit rural

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, përmes programit IPARD II ka mbështetur zhvillimin e turizmit rural dhe të sipërmarrjeve agroturistike në vend. Ndërthurja midis potencialit turistik dhe atij bujqësor ofron mundësi shumë të mira për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Në kuadër të programit IPARD II, deri më sot janë nënshkruar 78 kontrata në mbështetje të zhvillimit të turizmit rural. Këto investime përfshijnë ndërtimin apo rikonstruksionin e ndërtesave tradicionale dhe shndërrimin e tyre në bujtina, ndërtimin e sipërmarrjeve agroturistike, krijimin e fermave me prodhim cilësor, si edhe ndërtimin e mjediseve argëtuese për veprimtari sportive, çlodhëse, hipizëm, etj. Sipërmarrjet agroturistike janë shndërruar në shembuj të suksesshëm për zhvillimin e ekonomive familjare rurale, rritjes së punësimit dhe përmirësimit të standardeve të jetesës në këto zona. Granti i dhënë për këto investime ka arritur vlerën 14,2 milionë euro, të cilat janë fonde të Bashkimit Evropian në bashkëfinancim me qeverinë shqiptare. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ