Për herë të parë në më shumë se një dekadë, Izraeli është sulmuar rëndë nga raketat e lëshuara nga Libani, njoftoi sot ushtria izraelite. Të paktën 34 raketa u lëshuan në Izrael, duke shënuar një nga sulmet më të mëdha që nga viti 2006. “Një numër raketash u hodhën sot nga afërsia e qyteteve Qulaileh, al-Maaliya dhe Zibqin në lagjen Tire, drejt territoreve të pushtuara palestineze”, tha ushtria libaneze në Twitter. Ushtria libaneze po kryen patrulla në zonë, në koordinim të ngushtë me Forcat e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara. Forcat e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara, në Liban (UNIFIL) konfirmuan se sot pasdite ka patur sulme të shumta raketash nga Libani jugor drejt Izraelit. “Situata aktuale është jashtëzakonisht e rëndë”, tha UNIFIL. UNIFIL monitoron sigurinë në kufirin libanez me Izraelin. “Bejme thirrje për vetëpërmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha UNIFIL. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) informuan UNIFIL-in se kishin aktivizuar sistemin e mbrojtjes “Iron Dome” si përgjigje. Sistemi ka kapur 25 prej raketave, ndërsa pesë kanë rënë në territorin izraelit. atsh
Libani sulmon Izraelin me mbi 30 raketa
RELATED ARTICLES